Flash News

E-TJERA

Ishte duke prerë dru dhe e zuri pema poshtë, humb jetën 55-vjeçari

Ishte duke prerë dru dhe e zuri pema poshtë, humb jetën
Foto ilustruese

Një 55-vjeçar është gjetur i pajetë në pyll.

Dyshohet se gjatë kohës që ka qenë duke prerë degët e një peme, aksidentalisht është dëmtuar prej tyre dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Kështu bën me dije policia, ndërsa shton se A. P. është gjetur mëngjesin e sotëm në një zonë të pyllëzuar në fshatin Nivicë, Himarë.

Sipas policisë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit