Flash News

E-TJERA

COVID-19 i merr jetën një 28-vjeçareje shtatzënë tek Infektivi

COVID-19 i merr jetën një 28-vjeçareje shtatzënë tek
Foto Ilustruese/ Urgjenca Infektive

COVID-19 i merr jetën një gruaje shtatzënë. Viktima është një 28 vjeçare, e cila ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin e Infektivit.

Mësohet se, Emanuela Dalipi ishte në muajin e 5 të shtatzënisë dhe nuk arriti të mbijetoje me gjithë përpjekjet e mëdha të mjekëve reanimatorë për t’i shpëtuar jetën.

E reja është gruaja e parë shtatzënë që ndërron jetë nga COVID-19 në Shqipëri. Ajo ndodhej e shtruar në katin e tretë të Infektivit prej një jave. Dje i është rënduar gjendja dhe mjekët menduan ta transportonin në reanimacinin qendror, por që një gjë e tillë nuk është bërë e mundur. 28-vjeçarja ka ndërruar jetë e intubuar.

Të fundit