Flash News

E-TJERA

Ishte inekzistent kundër Bayern-it, ish-lojtari i PSG-së: Nuk e duam Messin në ekipin tonë

Ishte inekzistent kundër Bayern-it, ish-lojtari i PSG-së: Nuk e duam

Eliminimi i PSG-së nga Bayern Munich në Champions ka shkaktuar mjaft polemika tek skuadra franceze. Edhe pse kanë lojtarë të kalibrit botëror si Mbappe apo Messi, përsëri këta nuk arritën të bënin diferencën dhe madje ishin inekzistentë në fushë. Në lidhje me këtë gjë ka folur dhe një ish-lojtari i PSG-së,  Jerome Rothen.

Ai nuk i kurseu kritikat për Lionel Messin, të cilin e akuzoi se nuk është i përfshirë në kauzën e klubit dhe se statistikat e tij deri më këtë sezon kanë qenë mbreslënëse vetëm kundër skuadrave të nivelit të ulët.

“Nuk e duam atë, Messi nuk është i përfshirë në klubin tonë. Lexova deklaratën e tij në të cilën tha: “’Tashmë jam klimatizuar mirë’. Çfarë do të thotë tani? Ai shënoi 18 gola dhe dha 16 asiste këtë sezon, por kundër Angers e Clermont, ndërsa në ndeshjet që llogariten ai zhduket plotësisht. Ne i kemi parë ndeshjet e tij në Kupën e Botës, sa i frymëzuar ishte."

Ne kemi nevojë për respekt të Messit ndaj klubit të kryeqytetit, i cili e lejon ta ketë atë rrogë. Vetëm PSG-ja mund t’ia jepte atë rrogë. Klubi gaboi shumë, sepse mendonte se Messi do të fitonte Champions League. Një vit më parë, kundër Real Madridit, ai u zhduk në fushë dhe të gjithë u ankuan se gaboi Donnarumma. Në fakt, ai nuk bëri asgjë.”

Të fundit