Flash News

E-TJERA

Ishte infektuar me Covid-19/ Ndërron jetë mamia nga Elbasani, të sëmurë e ëma dhe bashkëshorti

Ishte infektuar me Covid-19/ Ndërron jetë mamia nga Elbasani, të

Ajo çfarë e bën më të rëndë këtë ngjarje, është se brenda familjes së të ndjerës janë edhe dy persona të tjerë të infektuar. Bëhet fjalë për  bashkëshortin e mamisë Ilirjani dhe të ëmën e saj.

Mamia Majlinda Ilirjani, e cila ishte infektuar me Covid ka ndërruar jetë në moshën 50 vjeçare. Prej ditësh ajo ishte në gjendje të rënduar shëndetësore. Ilirjani ushtronte profesionin e saj prej 30 vitesh pranë Spitalit Rajonal të Qarkut të Elbasanit.

Sakaq të prekur nga koronavirusi janë edhe bashkëshorti e nëna i Majlinda Ilirjanit. Lajmi është bërë me dije përmes një postimi të Urdhrit të Infermierëvë në Shqipëri.

"Me hidhërim të thellë njoftojmë se Covid-19 i mori jetën në moshën 50 vjecare koleges sonë të nderuar Majlinda Ilirjani. Majlinda ushtronte profesionin e mamisë, pranë Spitalit Rajonal të Qarkut të Elbasanit, me një eksperiencë 30 vjeçare.

Ndarja nga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por edhe për kolegët dhe nënave të reja që ajo iu shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm. Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllimet e sinqerta", shkruhet në postim.

Të fundit