Flash News

E-TJERA

Ishte pjesë e një grupi kriminal, arrestohet në Tiranë 46-vjeçari vlonjat i kërkuar nga Italia

Ishte pjesë e një grupi kriminal, arrestohet në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person të kërkuar nga drejtësia italiane në operacionin e koduar “Altamura”.

Në kuadër të këtij operacioni, në rrugën “Abdi Toptani”, Tiranë u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin e shtetasit 46 vjeçar Sulejman Seferaj, banues në Vlorë.

Falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës informative për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar nga drejtësia italiane, “Fast Albania” organizoi dhe finalizoi operacionin.

Seferaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Bari, Itali e ka dënuar me 13 vjet e 6 muaj burgim.  Mbi të rëndojnë veprat penale “Shkelja e ligjit mbi drogat” dhe “Organizata kriminale”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 6 vjet, 7 muaj e 7 ditë burgim.

Ai ka ushtruar aktivitet kriminal të shitjes së lëndëve narkotike si heroinë, marijuanë dhe kokainë në zonën e Altamurës dhe në zona të tjera përreth në Itali.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Të fundit