Flash News

E-TJERA

Islami: Vizita e Erdogan nuk duhet të koincidonte me mbërritjen e ministres gjermane dhe përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut

Islami: Vizita e Erdogan nuk duhet të koincidonte me mbërritjen e

Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami ka komentuar vizitën e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Shqipëri.

Sipas tij, kjo vizitë nuk duhet të ndodhte në përvjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe të ministres gjermane Anna Luhrmann.

Islami tha për "A2 CNN" se ministria e Jashtme duhet të koordinonte vizitat, duke shtuar se prioritet për vendin është anëtarësimi në BE.

“Në Shqipëri ka qenë edhe ministrja e Jashtme e Gjermanisë, për një nga prioritetet tona, që është hapja e negociatave. Ministria jonë e Jashtme duhet të koordinonte vizitat, pavarësisht se presidenti Erdogan ndoshta ka pasur agjendën e tij.

Vizita e tij nuk duhet të koincidonte me vizitën e ministres gjermane. Gjithashtu, kjo vizitë nuk duhet të koincidonte me përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut, heroit tonë kombëtar”, shtoi Islami.

 

Të fundit