Flash News

E-TJERA

ISP: Rezolutat parlamentare prezantohen me paragrafë ‘copy paste’ nga vitet e mëparshme

ISP: Rezolutat parlamentare prezantohen me paragrafë ‘copy

Procesi i raportimeve vjetore në Kuvend të institucioneve të pavarura kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj, jetëson një prej funksioneve thelbësore të parlamentit në sistemin tonë qeverisës, - kontrollin kushtetues dhe kontrollin parlamentar. Institucionet dërgojnë raporte vjetore në Kuvend, deputetët i diskutojnë raportet dhe zhvillojnë seanca dëgjimore në komisione dhe më pas shumica e tyre e ndjekin raportin edhe në seancë plenare, ndërkohë që Komisionet përgjegjëse hartojnë projekt-rezoluta me vlerësime dhe detyra për institucionet, të cilat pasi miratohen në Kuvend, marrin forcë ligjore si rezoluta dhe bëhen dokumente orientuese për institucionet përkatëse të pavarura.

Praktika shqiptare e ushtrimit të kësaj kompetence dhe përgjegjësie mbetet e brishtë. Nga monitorimi i Institutit të Studimeve Politike (ISP) rezulton se në një numër të konsiderueshëm rastesh rezolutat parlamentare vjetore përmbajnë paragrafë copy paste nga vitet e mëparshme, dhe ka kryesisht elementë deklarativë.

Ja dy shembuj nga një listë e gjatë shembujsh, krahasimi midis rezolutave të parlamentit 2019-2020 dhe 2023 për Bankën e Shqipërisë dhe për Autoritetin e Medias Audiovizive (AMA). Në rastin e parë paragrafët hyrës të rezolutës janë 100%të njëjtë me atë të vitit 2020, kurse në rastin e AMA së paku dy paragrafë janë 100% të njëjtë me rezolutën e vitit 2019! Stafi i ISP ka mbajtur shënim edhe raste të tjera të njëjta, të marrjes së materialeve copy paste jo vetëm në fillimin e teksteve të rezolutave, por edhe në vetë tekstin e brendshëm të rezolutave, - një praktikë kritike e ushtrimit formal të funksionit mbikëqyrës parlamentar.

ISP: Rezolutat parlamentare prezantohen me paragrafë ‘copyISP: Rezolutat parlamentare prezantohen me paragrafë ‘copy

ISP vlerëson se deputetët e caktuar relatorë kanë përgjegjësinë kryesore të hartimit dhe paraqitjes së rezolutave, më pas ajo kalon tek komisionet përgjegjëse dhe në fund nga deputetët në seancat plenare, të cilët kanë detyrë dhe përgjegjësi të miratojnë akte cilësore dhe të ushtrojnë me integritet funksionin e tyre ligjvënës dhe kontrollues parlamentar.

 

Të fundit