Flash News

E-TJERA

Italia lehtëson masat anti-Covid nga 1 marsi

Italia lehtëson masat anti-Covid nga 1 marsi

Italia fqinje ka vendosur që nga 1 marsi të lehtësojë masat anti-Covid për udhëtarët nga Shqipëria.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Italia ka vendosur që pas kësaj date nuk do të jetë e nevojshme që udhëtarët të karantinohen.

“Duke filluar nga data 1 mars, udhëtarët që do të shkojnë drejt Italisë nuk do të jetë e nevojshme që të karantinohen. Të gjithë personat që duan të futen në Itali, mjafton që të kenë certifikatën e vaksinimit me dy doza. Ndërsa për ata që nuk janë të vaksinuar, mjafton një test PCR negativ ose certifikata e rikuperimit nga COVID-19”, njofton ministria.

Të fundit