Flash News

E-TJERA

Iu bashkua punonjësve të bashkisë dhe pastrimit, ambasadorja e Suedisë komenton protestën: Zëri duhet ngritur kudo

Iu bashkua punonjësve të bashkisë dhe pastrimit, ambasadorja e
Ambasadorja e Suedisë në Tiranë Elsa Håstad

Ambasadorja e Suedisë në Tiranë Elsa Håstad ka komentuar protestën e ditëve të fundit të nxitur nga vrasja e Klodian Rashës.

Duke folur nga Korça, Håstad thotë se është e rëndësishme që të ekzistojë mundësia për të ngritur zërin kudo dhe gjithmonë, por nga ana tjetër edhe puna e gazetarëve të mos cenohet.

Mendoj që është e rëndësishme që të ekzistojë mundësia për të ngritur zërin kudo dhe gjithmonë. Mendoj gjithashtu se është e rëndësishme që gazetarët të kenë mundësi të bëjnë punën e tyre, ndërsa mbulojnë çdo event në shoqëri, që gjithçka duhet bërë në paqe dhe në harmoni e në balancë në një shoqëri demokratike”, tha ajo. 

E pyetur lidhur me pjesëmarrjen e të miturve në protestë, ambasadorja tha: “Unë nuk do komentoj dhunën. Jam këtu për të komentuar diçka që është akoma më e serioze, abuzimin seksual ndaj fëmijëve. Dhe, ky është një problem shumë serioz me të cilin përballemi. Prandaj unë jam sot në Korçë për të hapur këtë event që mendoj se është për të thyer heshtjen”. 

Kujtojmë se ambasadorja Hastad pak ditë më parë postoi foto me punonjësit e Bashkisë së Tiranës e zjarrfikësit të cilët kanë pastruar dëmet e shkaktuara gjatë protestave.

Të fundit