Flash News

E-TJERA

Iu bë atentat mbrëmë në Shkodër, zbardhet dëshmia e ‘shënjestrës’

Iu bë atentat mbrëmë në Shkodër, zbardhet dëshmia

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur mbrëmë në lagjen “Partizani” në Shkodër ku breshëri plumbash u derdhën mbi një mjet tip “Audi”, në pronësi të Alban Bruçit.

Nga të shtënat e armëve nuk pati të plagosur, përveç dëmeve që pësoi mjeti nga plumbat.

Ndërkohë është zbardhur dëshmia e Bruçit para uniformave blu. Shënjestra e atentatit ka deklaruar se nuk i njeh personat të cilët kanë qëlluar në drejtim të tij, teksa pohon se autorët udhëtonin me motoçikletë.

“Nuk e kam idenë se kush mund të jenë autorët. Dy persona me motoçikletë qëlluan ndaj meje. U mundova që të shpëtoj dhe eca pak metra me makinë. Pasi u larguan nuk kisha marrë asnjë plumb. Erdha menjëherë në polici për të treguar ngjarjen. Nuk kam konflikte me persona të tjerë”, mësohet të ketë thënë Bruçi në Polici.

Të fundit