Flash News

E-TJERA

Iu bë atentat te Liqeni i Thatë, dëshmia e administratorit të shkollës: S’kam konflikt me askënd

Iu bë atentat te Liqeni i Thatë, dëshmia e administratorit

Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan sot në zonën e Liqenit të Thatë, ku një person i paidentifikuar ka qëlluar në drejtim të një makine tip “Benz”, brenda së cilës ndodhej administratori i një shkolle private Lulzim Masha.

Në dëshminë e tij për policinë, Masha ka deklaruar se nuk e njihte autorin dhe se në momentin që e ka qëlluar, atentatori s’ka thënë asgjë. Ndër të tjera, Masha është shprehur se nuk ka konflikt me askënd. Ai bëri edhe një portet të autorit.

“Nuk kam konflikt të hapur me askënd, nuk e di se kush fshihet pas këtij sulmi. Atentatori ishte në këmbë dhe i veshur me veshje sportive”, mësohet të ketë thënë Masha.

Masha ka njoftuar policinë menjëherë pas ngjarjes. Në vend janë gjetur 3 gëzhoja plumbash, ndërsa ende nuk është identifikuar apo arrestuar asnjë person i dyshuar.

Të fundit