Flash News

E-TJERA

I'u gjet thikë në çantën e shkollës, zbardhet dëshmia e 13-vjeçarit: E kam harruar pa dashje

I'u gjet thikë në çantën e shkollës, zbardhet

Një 13-vjeçar u kap sot në një shkollë në Devoll duke mbajtur një mjet prerës (biçak) në çantë, ngjarje që ka ngritur shqetësim mes mësuesve dhe prindërve. Pas ndalimit, i mituri ka deklaruar përpara policisë se e kishte harruar biçakun në çantë pa dashje dhe se nuk kishte asnjë qëllim të keq.

Në dëshminë e tij, ai rrëfeu se një ditë më parë kishte qenë duke luajtur në shtëpi me biçakun dhe e kishte futur në çantë pa vetëdije.

Sipas raportimeve, psikologia dhe mësuesit e shkollës kanë dhënë deklarata që e mbështesin sjelljen e mirë të të miturit. Ata kanë pohuar se ai është një fëmijë i qetë, i edukuar dhe nuk ka pasur konflikte të mëparshme me bashkëmoshatarët.

Pas disa incidenteve të njëpasnjëshme në qarkun e Korçës dhe zona të tjera të vendit, policia ka intensifikuar kontrollet nëpër shkolla për të parandaluar raste të ngjashme.

Ngjarja e fundit ka rikthyer vëmendjen mbi nevojën për ndërgjegjësimin e prindërve dhe nxënësve për rreziqet e mbajtjes së mjeteve të rrezikshme. Policia po vazhdon hetimet për të qartësuar rrethanat e plotë të kësaj ngjarjeje.

Të fundit