Flash News

E-TJERA

Ivanka Trump në Vlorë? Ja si qëndron e vërteta e ‘vizitës’ së vajzës së presidentit amerikan

Ivanka Trump në Vlorë? Ja si qëndron e vërteta e

Raportimet për një vizitë të Ivanka Trump në Vlorë rezultojnë të pavërteta. Vajza e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, është parë në Shtetet e Bashkuara, duke ndjekur një ndeshje të UFC në Miami, në mbrëmjen e së shtunës.

Prania e Ivanka Trump në këtë event përjashton mundësinë e një udhëtimi drejt Shqipërisë, pasi ndeshja ka nisur në orën 21:00 sipas orës lindore të SHBA, që përkon me orën 03:00 në Shqipëri.

Gjatë eventit, Ivanka u shfaq krah babait të saj, ndërsa të dy u panë të buzëqeshur dhe në një atmosferë të afërt me njëri-tjetrin, përpara kamerave.

Në këtë aktivitet sportiv, Donald Trump ishte i shoqëruar gjithashtu nga pjesëtarë të tjerë të familjes, përfshirë mbesat Arabella Kushner dhe Kai Trump, si dhe vajzën e tij më të vogël, Tiffany Trump.

Familja Trump mori pjesë në një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive të fundjavës, duke shuar kështu zërat për një vizitë të mundshme të Ivanka Trump në Shqipëri.

Ivanka Trump në Vlorë? Ja si qëndron e vërteta e

Të fundit