Flash News

E-TJERA

“Jap dorëheqje nëse vërtetohet...” Meta luan blofin: A doni të dini se kë ka takuar Rama?!

“Jap dorëheqje nëse vërtetohet...” Meta luan blofin:

“Jap dorëheqje nëse vërtetohet që kam takuar një të kërkuar për vrasje, që të angazhohej me zgjedhjet”, kështu iu është përgjigjur Presidenti akuzave të Ramës, se “Meta është takuar me një person të kërkuar për vrasje”.

Në fjalën e tij gjatë një takimi në Korçë, Meta po ashtu nuk nguroi të luante blofin përpara gazetarëve, teksa tha: “A doni të dini se kë ka takuar Rama?!”

 “Më thuaj kush është emri? Pse merreni me shpifjet e rilindjes? Sekti vetëm këtë punë ka. Ata para se të mblidhej asambleja, kryeministri aktual tha; Ilir Meta takon persona të botës së krimit. Unë i thash: “O zotëri unë nuk jam shoku jot. Më thuaj kë kam takuar. Thuaja dhe Asamblesë tënde, mos e kthe në asamble tradhtarë”. Ju e dini se si i përgjigjet populli asamblesë kombëtare, me top.
I thash; “kë kam takuar? Kur?” Se unë jam tërë kohës i rrethuar nga Garada e Republikës. Nëse unë kam takuar një njeri të botës së krimit për të angazhuar atë me zgjedhjet, unë jap dorëheqje. Dhe kjo zgjidhet. A doni t’ua them unë se kë ka takuar ai? Po jo të gjitha tani.”,
tha Meta.

Të fundit