Flash News

E-TJERA

“Japim jetën për mikun”, Von der Leyen i kthehet Ramës: S’është nevoja të japim jetën, por të jetojmë bashkë

“Japim jetën për mikun”, Von der Leyen i kthehet

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen dhe Kryeministri Edi Rama kanë mbajtur një konferencë për mediat në fund të punimeve të Samitit të BE-së në Tiranë.  

Ndër të tjera Rama tha se zhvillimi samitit në vendin tonë është një mesazh se BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, por nuk ka kursyer as batutat teksa ka cituar kanunin, sa i përket mikpritjes.

“Jemi mikpritës. Në kanunin tonë, shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut. Dhe ju jeni perëndia, perënditë e BE-së. Kodi është shumë i qartë që duhet të përgatitësh të japësh jetën për mikun”, tha Rama.

Këtë deklaratë të Ramës e komentoi Presidentja Von der Leyen. Ajo tha se nuk është nevoja që të jepet jeta, por që qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhe ata të BE-së të jetojnë bashkë.

“Mbështetja jonë për rajonin vjen nga zemra. Ne duhet të punojmë së bashku. Duam të jetojmë jetët së bashku”, u shpreh ajo.

 

Të fundit