Flash News

E-TJERA

Japin dorëheqjen 4 nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

Japin dorëheqjen 4 nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

Katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë kanë dhënë dorëheqjen nga detyra.

Nënkryetarët e dorëhequr janë Frida Pashako, Keti Luarasi, Andi Sefri dhe Jonida Halili.

Ndërkohë, katër nënkryetarët e rinj janë caktuar Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero.

Përjashtim nga kjo lëvizje bën Anuela Ristani, që është kryetarja e komanduar e Bashkisë, në mungesë të kryebashkiakut Erion Veliaj, që ndodhet në burg. Ajo do të jetë nënkryetare në ekipin e ri politik të drejtimit të Bashkisë.

Të fundit