Flash News

E-TJERA

Java e 34-të e Superiores. Tirana më pranë titullit, Partizani mund Vllazninë mes spektaklit

Java e 34-të e Superiores. Tirana më pranë titullit, Partizani

Në javën e 34-të të Superligës u luajtën disa ndeshja mjaft interesante, rezultatet e të cilave mund të kenë vendosur fatet e skuadrave për këtë sezon në elitën e futbollit shqiptar. Tirana triumfoi 1-3 ndaj Laçit, në sfidën e luajtur në Kurbin.

Tirana kaloi në avantazh në minutën e 17, falë një goditje të bukur me të majtën të Hasanit. Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi siguroi 3-pikët në minutën e 65-të, pasi Hila dyfishoi shifrat dhe po i njëjti futbollist “tundi rrjetën” sërish pas 5 minutash.

Kurbinasit u përpoqën të reagonin, por mjaft vonë, pasi goli i  erdhi në shtesë.

Ndeshja më e shumëpritur ishte Partizani-Vllaznia me kryeqytetasit që triumfuan me rezultatin 2-1.  Të kuqtë kaluan në avantazh në minutën e 25-të, me Rrapajn që u tregua i saktë para portës. Brenda fraksionit të parë, djemtë e Colellas shënuan sërish, këtë herë me Sotën, i cili nuk fal me kokë.

Shkodranët zgjohen në fillimin e pjesës së dytë dhe shkurtojnë diferencat me anë të Bekim Balaj. Asnjë ndryshim rezultati deri në fund, me Partizanin që vazhdon ndjekjen ndaj Tiranës dhe aktualisht ka 61 pikë. Në krahun tjetër, Vllaznia pozicionohet e katërta me 46 pikë, 2 javë përpara fundit të kampionatit dhe mbetet pa Europë.

Aktualisht Tirana kryeson kampionatin me 63 pikë, 2 më shumë se Partizani.

Java e 34-të e Superiores. Tirana më pranë titullit, Partizani

Të fundit