Flash News

E-TJERA

Java e dytë e Superligës shqiptare starton me një minutë heshtje në nder të Ylli Mihalit

Java e dytë e Superligës shqiptare starton me një minutë

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që në hedhjet e javës së dytë të Superligës shqiptare të mbahet një minutë heshtje në nder të fizioterapistit Ylli Mihali i cili humbi jetën si pasojë e Covid-19.

Ylli Mihali u nda nga jeta pak ditë më parë. I ndodhur prej ditësh në intubim, Mihali nuk arriti t’i bënte ballë virusit.

Ndërkohë sot luhet sfida Dinamo-Laçi në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 19:45. Java e dytë vijon me dy ndeshjet e radhës Skënderbeu-Partizani dhe Vllaznia-Teuta për t’i lënë radhën ditës së diel me dy ndeshje të tjera Tirana-Egnatia dhe Kukësi-Kastrioti.

Të fundit