Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Java nis e acartë, meteorologia tregon kur pritet të rriten temperaturat
Edhe ky fillim jave si fundjava që lamë pas, ka nisur me mot të acartë dhe me temperatura të ulëta.
Meteorologia Adiola Bani nga MeteoAlb, në një intervistë për abcnews, u shpreh se nga e mërkura pritet rritje e temperaturave të ajrit. Bani theksoi se një pjesë e mirë e territorit do të kalojë në vlera pozitive gjatë të mërkurës, ndërsa pritet të ketë dhe prezencë të reshjeve të shiut.
“Moti i kthjellët sjell temperatura të ulta gjatë dimrit duke bërë që në zonat malore termometri të shënojë -2 gradë celcius. Presim rritje graduale nga mëngjesi i sotëm por me një gradë. E mërkura dhe në vijim sjell rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit jo vetëm në zonat malore por dhe në ato bregdetare duke bërë që një pjesë e mirë e territorit gjatë mesditës të kalojë në vlera pozitive gjatë të mërkurës.
E enjtja, e premtja dhe fundjava sjellin vlerat tipike të muajit janar ku në zonat malore termometri do të ngrihet në -3 apo -4 gradë ndërsa maksimumi fundjava sjell temperatura deri në 12 apo 13 gradë celcius por prezencë të reshjeve në territorin shqiptar. Presim që dita e mërkurë, e enjtja dhe fundjava të sjellë forcim të parametrave të erës. Shpejtësia e erës do të arrijë deri në 60 apo 65 km/orë duke sjellë dallgëzim 5 apo 6 ballë”, u shpreh Bani.
Përsa i përket rajonit, Bani shtoi: “Dhe Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi deri të mërkurën do të vijojnë me temperatura të ulta sidomos gjatë mëngjesit. Kosova dhe Maqedonia kanë patur gjatë mëngjesit temperatura -12 apo -13 gradë por duke filluar nga nesër në mesditë dhe fundjava sjellin rritje të ndjeshme të temperaturave, por presim reshje dhe kryesisht të përzier me borë. Zonat turistike mbeten të ftohta dhe do të kemi reshje bore.”