Flash News

E-TJERA

Java nis me kthjellime/ Të premten pritet ndryshim i motit, fundjava me reshje bore dhe temperatura nën 0 °C

Java nis me kthjellime/ Të premten pritet ndryshim i motit, fundjava me

Kjo javë ka nisur me kthjellime, kushte atmosferike që do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit deri ditën e premte.  Këto ditë nuk parashikohen reshje shiu edhe pse vranësirat nuk do të mungojnë.

Kështu bëri me dije sinoptikania Lajda Porja për “Panorama”, ndërsa shtoi se të premten do të nisë një ndryshim direkt i motit. Sipas saj, në fundjavë od të ketë prani të masave ajrore nga veriu i kontinentit.

Kjo do të sjellë të shtunën dhe të dielën të konsiderueshme në ultësirën perëndimore si dhe reshje dëbore në zonat veriore dhe verilindore.

Sa i përket temperaturave, Proja tha se fundjava do sjellë rënie të ndjeshme, duke bërë që në zonat malore të zbresin në vlerat negative dhe maksimalet nuk do jenë më shumë se 17 gradë.

Të fundit