Flash News

E-TJERA

Java nis me Kuvend/ Nga interpelanca me Lleshajn tek buxheti i 2021, publikohet rendi i ditës

Java nis me Kuvend/  Nga interpelanca me Lleshajn tek buxheti i 2021, publikohet
Foto Ilustruese/ Kuvendi i Shqipërisë

Publikohet rendi i ditës në seancën e nesërme parlamentare, e cila si zakonisht pritet të nis në orën 10:00.

Sikurse është parashikuar, seanca do të hapet me një interpelancë me Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, e kërkuar nga një grup deputetësh.

Po ashtu, në rend dite pritet të kalojnë ndryshimet në ligjin për Partitë Politike, pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit që rregullojnë financimin e partive duke shtuar atë nga shteti dhe duke vendosur kufizime për paratë nga bizneset dhe individët.

Ndërkaq, pjesa tjetër i kushtohet vetëm buxhetit të vitit 2021. Pas miratimit parimisht të projektligjit nga parlamenti, tashmë pritet shqyrtimi nen për nen i tij, në tërësi dhe më pas miratimi përfundimtar.

Java nis me Kuvend/  Nga interpelanca me Lleshajn tek buxheti i 2021, publikohet

Të fundit