Flash News

E-TJERA

Java nis me vranësira dhe reshje, kur pritet përmirësim i motit

Java nis me vranësira dhe reshje, kur pritet përmirësim i motit

Java do të nisë me alternime kthjellimesh, vranësirash dhe reshje të dobta shiu.

Kështu bën me dije Shërbimi Meterologjik Ushtarak, ndërsa shton se gjatë ditës së hënë dhe të martë në zonat malore, kryesisht në verilindje do të rinisin reshjet e dëborës.

Ndërsa të mërkurën kalimi i një fronti të ftohtë do të sjellë reshje shiu në të gjithë vendin, ku në veriperëndim dhe bregdet do të jetë në formën e shtrëngatave.

Të enjten dhe në vazhdim situata do të vijë drejt përmirësimit. Era do të fryjë e lehtë deri në mesatare, duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Të fundit