Flash News

E-TJERA

"Je bashkëfajtor, ti e bëre Metën president" Rama replikon me komentuesin: S'kishim votat për dikë tjetër

"Je bashkëfajtor, ti e bëre Metën president" Rama

Pasi përplasjet mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta janw bwrw mw tw forta pas ngjarjes sw djeshme te zyrat e FRD-sw, njw prej komentuesve e akuizon kreun e qeverisw si bashkëfajtor për pamjet e djeshme me argumentin se ishte kryesocialisti që e vuri nw postin e kreut tw shtetit.

“Je nje bashkfajtor per ngjarjen e djeshme te presidentit. Vure ne karriken me te lart te shtetit shqiptar nje njeri qe se meritonte ate post osht nje gabim. Duhet qe ne zgjedhjet e 25 prillit te kesh ne program edhe emrin e presidentit te ardhshëm. Te mos besh gabimin qe bere me Ilir Metën” i shkruan një qytetar Ramës.

Por kryeministri arsyetohet se Meta u zgjodh President me votat e veta.

“Ai eshte zgjedhur me votat e tij, ne nuk i kishim votat per te zgjedhur dike tjeter as nga opozita as nga PS dhe megjithese e kam thene 1000 here, shume interesant qe disa nuk duan as te degjojne, as te kuptojnë” përgjigjet Edi Rama.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Meta u përplas fizikisht me policinë, pasi këta të fundit nuk lejonin drejtuesit e FRD-së për të hyrë në zyrat e tyre.

"Je bashkëfajtor, ti e bëre Metën president" Rama

Të fundit