Flash News

E-TJERA

Debate të ashpra mes Ramës dhe Bardhit: Palaço cirku, ik ore zagar! Kuvendi përjashton deputetin demokrat

Debate të ashpra mes Ramës dhe Bardhit: Palaço cirku, ik ore

Debate me tone të ashpra janë shënuar në seancën parlamentare mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit demokrat, Gazment Bardhi.

Pjesë nga debati:

Edi Rama: Palaço cirku
Gazment Bardhi: Palaço je vetë
Ermonela Felaj: Vetëpërmbahuni në diskutime, mos flisni nga vendi
Edi Rama: Shani dhe akuzoni njerëz, cilën qetësi humba, kollaj është ti thuash qe je mafioz dhe kërcënon njerëz dhe s’ke asnjë provë
Gazment Bardhi: Je mafioz
Edi Rama: Për cilët emra duhet të përgjigjem palaço
Gazment Bardhi: Je legen mafioz,
Edi Rama: Je në gjendje t’ia vësh figurën një cirku gënjeshtrash, akuzash dhe fantazish, s’ke turp
Gazment Bardhi: Ruaj qetësinë mafioz
Edi Rama: Nuk jam palco që të ruaj qetësinë kur më thonë të pavërteta.
Edi Rama: Më duhet t’ia shpjegoj fëmijëve të mi që je një palaço cirku, ik ore zagar.

Pas debatit disa deputetë të opozitës braktisën seancën, ndërsa Kuvendi ka përjashtuar nga seanca të deputetit demokrat, Gazment Bardhi.

Të fundit