Flash News

E-TJERA

"Jeni më vdekjeprurës se Covid-i", replika mes Bashës dhe Spiropalit: S`është vetingu në politikë si bravat

"Jeni më vdekjeprurës se Covid-i", replika mes Bashës

Sot në seancën plenare të fundit për këtë vit, ka pasur disa replika mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe Ministres së Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Kryedemokrati e akuzoi qeverinë për keq menaxhimin e pandemisë dhe i cilësoi “më vdekjeprurës së Covid-i”.

Ndërsa ministrja Spiropali i tha se "nuk është vetingu si bravat e dyerve të partive që mund t’i ndërroni sa herë humbni legjitimitetin e s’dini ca bëni."

Më pas replikat kanë vazhduat, ku Basha iu drejuar Spiropalit dhe i kërkoi të mos bërtiste se "do të vijë koha të bërtasësh para gjyqtarëve. Ai proces do të përfundojë pavarësisht se po mundoheni ta pengoni."

"Asnjëherë unë dhe Partia Demokratike nuk kemi vënë në dyshim domosdoshmërinë për t’u vaksinuar. Ndaj dua ta përsëris edhe një herë këtu që çdo sulm që i drejtohet Partisë Demokratike, në dështimin katastrofik të Edi Ramës dhe qeveritarëve të tij, për të vaksinuar popullsinë nuk është gjë tjetër veçse propagandë, nuk është gjë tjetër veçse gënjeshtër e ulët,"- tha Basha.

"Kush është përgjegjës që në kulmin e pandemisë, kur sipërmarrjet u mbyllën, kur mijëra njerëz humbën vendin e punës dhe garancinë për kafshatën e gojës? Kur qindra e mijëra familje të tjera në kufijtë e ekzistencës dhe të ndihmës ekonomike nuk e morën sepse paratë vazhduan t’iu paguheshin inceneratorëve. Kujt i shisni dëngla ju? Korrupsioni juaj është arsyeja e vdekjeve nga COVID-i. Korrupsioni juaj është arsyeja e falimentimit të ekonomisë. Ju jeni aleati numër një i COVID-it, ju jeni si COVID-i, ju jeni më vdekjeprurës se COVID-i,"- vijoi ai më tej.

Teksa Spiropali iu kthye:

"Kontrolloni gjuhën, temperatmentin, nervin se nuk jemi në foltore këtu dhe mbi të gjitha kontrolloni gjuhën që e keni lëshuar fare që kur ju kanë lëshuar nervat. Hijet politike apo kufomat non grata apo grata mund të vijojnë vallen e marrëzisë së tyre por s’mund të marrosin një popull e ne këtu që s’mund të ndalemi as për drejtësinë as ekonominë as punët që kem për të kryer."

Të fundit