Flash News

E-TJERA

Jenisheri fton Ramën: Hajde të konkurojmë programet e dy partive, PS nuk ka aftësi

Jenisheri fton Ramën: Hajde të konkurojmë programet e dy partive,
Selami Jenisheri

Kryetari i Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, Selami Jenisheri i kërkoi kryeministrit Edi Rama të konkurronin programet e dy partive. Ai tha se PS nuk e ka aftësinë për të drejtuar dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Jenisheri ftoi Ramën çdo televizion për të ballafaquar programet e dy partive.

"Kryeministri vendos ato ministra që nuk cojnë dorën për ti bërë sugjerim, i vendos me atë kusht që nuk kanë të drejtë për të sugjeruar. Populli shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë. PS nuk e ka aftësinë për ta drejtuar jetën e shqiptarëve, i bëjmë thirrje kryeministrit që të vijnë dhe të konkurojmë në çdo televizion të mundshëm programin e partisë Socialiste  me atë të Pensionistave Shqiptarë dhe ti tregojmë se ne dimë se si ta çojmë jetën e shqiptarëve përpara", tha ai. 

Të fundit