Flash News

E-TJERA

"Jep dorëheqjen, duam revolucion", qytetarët me thirrje poshtë zyrës së Ramës

"Jep dorëheqjen, duam revolucion", qytetarët me thirrje

Vijon në ditën e katërt tubimi i qytetarëve kundër kryeministrit Rama. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e tij dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Një qytetar iu drejtua ashpër kryeministrit duke i kërkuar që vendimi i fundit i tij të jetë dorëheqja.

“Edi Rama, të ka mbetur vetëm një vendim i fundit për të marrë, të japësh dorëheqjen”, kjo ishte thirrja e tij.

Një tjetër e paralajmëroi se qytetarët do të largohen nga sheshi vetëm kur Rama të largohet.

“Pa hequr dorë ti nga kjo zyrë, ne nuk do të largohemi. Do të rrimë këtu deri sa të thuash: “Jam i mbaruar”, paralajmëroi ai.

Njëzëri, qytetarët brohoritën poshtë zyrës së Ramës: “Revolucion”, “Dorëheqje”, “Rama në burg”.

Të fundit