Flash News

E-TJERA

"Jo buxhetit antisocial!"/ Opozita mbyll protestën para Kuvendit

"Jo buxhetit antisocial!"/ Opozita mbyll protestën para Kuvendit

Partia Demokratike zhvilloi pasditen e sotme një protestë përpara Parlamentit të Shqipërisë, duke kundërshtuar ashpër miratimin e projekt-buxhetit të vitit 2025.

Protesta, e cila zgjati rreth një orë e gjysmë, u fokusua në pakënaqësitë e opozitës ndaj buxhetit, të cilin e konsiderojnë si “antisocial” dhe të paaftë për të adresuar nevojat bazë të qytetarëve.

Në fjalimet e tyre, përfaqësuesit e opozitës ngritën shqetësimin për mungesën e një minimumi jetik prej 200 eurosh, duke theksuar rëndësinë e një buxheti që reflekton hallet dhe problemet e njerëzve të thjeshtë.

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Luçiano Boçi, denoncoi situatën e vështirë të pensionistëve, duke thënë:
“Pensionistët kërkojnë dinjitet. Ata nuk duan që jeta e tyre të jetë një kalvar vuajtjesh. Shumë prej tyre, fatkeqësisht, presin fundin si një çlirim nga vështirësitë që përballojnë çdo ditë.”

Protesta e sotme shënon një tjetër akt të opozitës kundër politikave të qeverisë, ndërsa kërkohet një rishikim i buxhetit për t’iu përgjigjur më mirë nevojave të qytetarëve.

Fjalimi i Boçit

Sot është një tubim ku janë thirrur pensionistët që të shprehin zemërimin dhe revoltën e tyre për mënyrën si i ka trajtuar qeveria përgjatë këtyre viteve dhe se si vepron sot me hallet, problemet me jetët e tyre.

Ata duan që jeta e tyre të mos jetë një kalvar vuajtjesh që siç ka qenë deri tani , duan qetësi, duan siguri dhe këtë gjë kjo qeverisje ua ka marrë dhe madje nuk ua jep në masën që e meritojnë dhe që u duhet që të përballojnë jetën.

Mirë që i ka marrë fëmijët këtyre pensionistëve dhe i ka degdisur jashtë Shqipërisë, por u merr çdo ditë të ardhurat, i vendos në vështirësi.

Një pjesë e tyre duket sikur e presin atë fundin mezor që t’i vijë sepse duan që të heqin dorë nga vuajtje që i shkakton kjo qeverisje.

Jam i bindur se këta pensionistë që janë keqpërdorur në këto vite do japin reagimin e tyre në zgjedhje. Ata janë ata që votojnë, jo me tifo zëri politike, por duke parë vështirësitë  jetës në familjet dhe fëmijët e tyre.”- tha Boçi.

Të fundit