Flash News

E-TJERA

Jo vetëm ish-zyrtarja, ‘viktimë’ e grabitjes nga pastruesja edhe eksperti i kriminalistikës

Jo vetëm ish-zyrtarja, ‘viktimë’ e grabitjes nga

Alda Klosi, ish-zyrtarja e Kryeministrisë, nuk është ‘viktima’ e vetme e grabitjes nga Rozeta Dobi.

Edhe eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka pranuar se pastruesja i ka grabitur një send me vlerë që kishte në banesë.

Në një prononcim për Balkan Web, Karamuço ka thënë se Rozeta ka pastruar në banesën e tij për 6 muaj dhe pasi kishte vënë re që unaza e martesës nuk ndodhej në shtëpi, e kishte denoncuar.

“Pastruesja ka ardhur rreth 6 muaj në shtëpinë tonë, por jo rregullisht. Pas një periudhe kohe vumë re që unaza e martesës nuk ndodhej në shtëpi, ishte vjedhur. Kam bërë denoncim në polici dhe së fundmi jemi kontaktuar që unaza është vjedhur. Sendin e kemi njohur sepse ka një dedikim 'Ervinit me dashuri'”, tha Karamuço.

Rozeta Dobi bashkë me djalin e saj Havier Dobi grabitën nga banesa e Klosit sende me vlerë dhe një shumë parash prej 500 mijë euro. Të dy ranë në pranga pasi ishin në përgjim prej kohësh. Gjykata vendosi “Arrest në burg” për të dy.

Në dëshminë e sja, Rozeta ka pranuar grabitjen duke dhënë si arsye urrejtjen që kishte ndaj Alda Klosit.

Të fundit