Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Jo vetëm uniformat për Policinë/ Pjesë e hetimeve të SPAK dhe dy tendera të tjerë të MB: mishi dhe lavanderia

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e SPAK mbi hetimet për abuzimin me tenderat në Ministrisë së Brendshme që çoi në arrestimin e 9 zyrtarëve të kësaj ministrie.
Mësohet se tenderi me vlerë rreth 27 milionë euro për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit ka qenë i treti në radhë në hetim nga SPAK brenda pak muajve.
Procedimi i parë penal është regjistrua me 23 qershor 2020 për tenderin e mishit pas kallëzimit nga shtetasi Argen Daci, administrator i shoqërisë "Daci-Al" që u skualifikua nga gara. Nga provat e administruara deri më tani, rezulton se atë e ka fituar një kompani që nuk e ushtron aktivitetin e saj në prodhimin apo shitjen e produkteve të mishit.
Një muaj pas këtij kallëzimi penal do ti ti bashkangjitej tenderi për lavanderinë. Edhe këtu kallëzimi është bërë nga shoqëria private që u skualifikua, shoqëria BOE "Sanitary Cleaning" sh.p.k& Servizi Italia S.P.A.
Pas kallëzimeve penale për tenderat e mishit dhe për lavanderinë, në SPAK u depozitua dhe kallëzimi penal nga Grupi Parlamentar Demokrat i drejtuar nga Myslim Murrizi për tenderin me objekt “Blerje dhe shpërndarja e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit” për 4 vjet, me fond limit rreth 2.8 miliardë lekë pa TVSH apo 27 milionë euro me TVSH.
Duke qenë se po hetohej për veprime të kundërligjshme të kryer nga të njëjtët subjekte, SPAK ka vendosur bashkimi e këtyre procedimeve penale në një të vetëm me nr 174 të vitit 2020.
Pjesë nga dosja e plotë e SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e akteve të referuara nga Drejtoria Vendore e Policise Tirane, me date 25.06.2020 ka regjistruar procedimin penal nr. 174 për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.
Në datë 23.06.2021 në referim të nenit 287/1 te K.Pr.Penale nga organi procedues u disponua për regjistirmin si persona që ju atribohet vepra penale emrat e shtetasve Edlira Naqellari, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Klevis Hasani, Aurora Mulla, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gezim Mingaj, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal. L. Rrethanat e procedural.
Në datë 17.06.2020, shtetasi Argent Daci, administrator i shoqërisë” Daci-Al”, ka bërë kallëzim penal tek Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ku rezulton se shoqëria e tij e regjistruar në QKB, si person Fizik “Argent Daci”, me NIPT L01914003T, ushtron aktivitetin tregtar në fushën e therjes, prodhimit, përpunimit dhe tregtimit të mishit të freskët.
Nga ana e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara është ndjekur procedura e prokurimit për dy raste:
1.Blerje Mish dhe nënprodukte të tij, Qarku Tiranë, Fondi Limit:30,846,736 (tridhjetë million e tetëqind e dyzet e gjashtë mijë e shtatëqind e tridhjetë e gjashtë) Lekë (pa TVSH);
2.Blerje Mish dhe nënprodukte të tij, Qarku Tiranë, Fondi Limit:5,030,037(pesemilion e tridhjetë mijë e tridhjetë e shtatë) lekë (pa TVSH).
Këto prokurime i ka fituar Shoqëria “4S” shpk, me NIPT L64425401K, e cila nuk ushtron aktivitetin e saj në adresën ku është licensuar për tregtimin e mishit, fakt i konfirmuar edhe nga Drejtoria Rajonale e Autoriteti Kombëtar të Ushqimit Korçë, në drejtim të kallëzuesit, me shkresën e saj Nr.731/1 Prot, datë 06.05.2020, e cila ka cituar se subjekti “4S” me NIPT L64425401K, është futur në planin vjetor për inspektim nga Drejtoria Rajonale e AKU-së Korçë për licencën me Nr.LN-3823-09-2017, por që nga momenti i dhënies së kësaj licence çdo inspektim i programuar sipas riskut(2 herë në vit), nuk është realizuar pasi subjekti nuk është konstatuar asnjëherë hapur, fakt i konfirmuar edhe me telefon nga administratori i kësaj shoqërie në drejtim të AKU-së Korçë, i cili ka deklaruar se nuk ka filluar akoma ushtrimin aktivitetit.
Pra, ka rezultuar se subjekti fitues i këtij prokurimi, shoqëria “4S” shpk, nuk zhvillon aktivitet në adresën Korçë, ku ka ende aktive licencën e dorëzuar si plotësim të njërit prej kritereve të këtij prokurimi, me numër LN-3823-09-2017 me kod II. IB me emërtimin përshkruese të veprimtarisë Shitje me shumicë e ushqimeve me origjinë shtazore (për njerëz), e cila është dorëzuar për procedurën e prokurimit pranë autoritetit kontraktor.
Po ashtu, edhe vetëdeklarimi që shoqëria “4S” shpk ka bërë për kontrollin e fundit të AKU së, është fiktiv, pasi Drejtoria e AKU-së Korçë e ka shprehur se nuk e ka inspektuar asnjehers subjektin që nga dhënia e licencës.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e kallëzimit të bëra nga Shoqëria BOE “Sanitary Cleaning” sh.p.k& Servizi Italia S.p.A.,medatë 07.07.2020 ka regjistruar procedimin penal nr. 185 për veprën penale “Shkelje barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 2581 Kodit Penal.
Nga aktet rezulton se Shoqëria BOE “Sanitary Cleaning” sh.p.k& Servizi Italia S.p.A, ka marra pjesë në procedurën e prokurimit të zhvilluar nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara (ABP) me datë 03.09.2019, me objekt: “Per shërbimin e lavanderise dhe hotelerisë për pacientët e hospitalizuar në pavionet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, me fond limit 1.117.059.801 leke pa TVSH (rreth 9.200.000 Euro), për 4 vjet, me numër reference REF. 30830-07-18-2019.
Pas skualifikimit të kësaj shoqërie në këtë tender, me datë 18.09.2019, njoftim të cilin e ka marrë në Sistemin e Prokurimeve Elektronike (SPE) për vendimin e Komisionit të Vlerësimit te Ofertave(KVO), e cila është skualifikuar për disa shkaqe të paraqitura dhe të njoftuara në drejtim të kësaj shoqërie të skualifikuar.
Pas ankimit të bërë në Komisionin e Shqyrtimit të Ankesave (KSHA) pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara (ABP), ky Komision e ka rrëzuar ankimin e shoqërisë duke i kthyer përgjigje për këtë vendim me shkresën Nr.1648/2, datë 02.10.2019. Më pas, nga kjo shoqëri në date 11.10.2019 është bërë ankim tek Komisioni i Prokurimit Publik, i cili me vendimin e datës 10.01.2020, ka pranuar ankimin duke vendosur që duhet të kualifikohet për këtë tender shoqëria BOE “Sanitary Cleaning” sh.p.k & “Servizi Italia” S.P.A.
Po ashtu, rezulton se Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave pranë ABP-së, ka marrë në shqyrtim edhe ankesën e shoqërisë tjetër pjesëmarrëse në këtë tender, “AGS”, ankim i paraqitur me datë 23.09.2019, për të cilin e ka pranuar ankimin me datë 30.09.2019, duke e kualifikuar atë.
Në zbatim të vendimit të KSHA-së pranë ABP-së, të datës 30.09.2019, për kualifikimin e “AGS” dhe të vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), të datës 10.01.2020, me date 14.01.2020, nga ana e ABP-se është bërë rivlerësimi në sistemin e Prokurimit Elektronik (SPE) duke renditur si fitues shoqërinë BOE “Sanitary Cleaning” sh.p.k & “Servizi Italia “S.P.A dhe “AGS”.
Pas këtij momenti, pas komunikimeve që ka patur Agjencia e Blerjeve të Përqendruara me shoqërinë BOE “Sanitary Cleaning” sh.p.k& “Servizi Italia S.P.A, me shkresën Nr.309/1 Prot, date 26.02.2020, njoftim i dërguar edhe në adresën e email-it të kësaj shoqërie, është njoftuar kjo shoqëri se nga ana e ABP-së po verifikohej ankimi i bërë nga shoqëria e renditur e dyta në këtë tender “AGS” sh.p.k, e cila rezulton të kishte bërë një ankesë me pretendimin se një nga administratorët e shoqërisë “Sanitary Cleaning” sh.p.k, është i dënuar nga gjykata italiane dhe se nga ana e ABP-së ishte pezulluar procedura e këtij tenderi deri në një konfirmim të kësaj ankese. Ky pretendim po verifikohej nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë.
Me shkresën nr.478 prot, date 09.03.2020, shoqëria “Sanitary Cleaning” sh.p.k ka paraqitur pranë ABP-se deshminë e penalitetit të lëshuar nga ana e Autoriteteve Italiane për shtetasit Italian Luigi Innocenti dhe Fatos Deliu (administratorët që kanë lidhje rezidenciale në shtetin Italian), dokumentacion i paraqitur në formën e kërkuar nga ligji, të apostiluara dhe me përkthim të noterizuar në gjuhën shqipe, të njehsuara me origjinalin.
Ne vjim të veprimeve administrative, në lidhje me procedurën e ketij prokurimi, me datë 30.06.2020, shoqëria BOE “Sanitary Cleaning” sh.p.k& “Servizi Italia” S.P.A është njoftuar nëpërmjet Sistemit të Prokurimeve Elektronike (SPE) për rivlerësim tjetër të ofertave, duke e skualifikuar kete shoqëri, në zbatim të vendimit të Komisionit 18 Shqyrtimit të Ankesave nr.79/2, date 26.06.2020 duke kualifikuar si fitues të këtij tenderi shoqërinë “AGS”, sh.p.k. kesaj here me arsyetimin se: “anetari i bashkimit të operatoreve ekonomik Servizi Italia SPA. ka dorëzuar dokumentacionin ekstrakt i regjistrit tregtar, ku rezulton se shtetasl Enea Righi, en detyren e Administratorit te deleguar, te shoqerise, me kompetenca te kufizuara dhe në seksionin e kompetencave përcaktohet nder të tjera, se Z.Enea Righi ka të drejtën e përfaqësimit ligjor të shoqërisë me përjashtim të pjesëmarrjes se shoqerise Servizi Italia SPA në Bashkime te Përkohshme te Shoqerise.
Nga verifikimi I Marreveshjes së Bashkimit të Përkohshëm të Shoqërive dhe Prokures se Posaçme, të paraqitura si pjesë e ofertës, rezulton se të dy dokumentet janë nënshkruar nga Z. Enea Righi per anetarin e bashkimit të operatorëve ekonomike. shoqerine Servizi Italia SPA. Per sa me sipër, rezulton se Z. Enea Righi ka nënshkruar marreveshjen e bashkimit të përkohshëm të shoqërive dhe prokurën e posaçme në emer te te shoqerise Servizi Italia SPA, pertej tograve të përfaqësimit për t’i kryer keto veprime juridike, referuar kompetencave te dhena nga shoqeria Servizi Italia SPA, te percakt ekstraktin e regjistrit tregtar.
Ne kete aspekt, Z.Enea Righi, në cilësinë e administratorit të deleguar me kompetenca te kufizuara përfaqësimi te shoqerise – Servizi Italia” SPA, nuk ka gene i legjitimuar të përfaqësoje dhe të nënshkruaje ne emer te shoqerise “Servizi Italia” SPA, për pjesëmarrje në bashkime të përkohshme me shoqeri të tjera. Per rrjedhim, dokumentacioni i paraqitur i hartuar perpara noterit (marreveshje e bashkimit 18 përkohshëm të shoqërive dhe prokure e posaçme) konsiderohen të pavlefshme. Për pasoje, Marreveshja e Bashkimit të Perkohshëm të Shoqërive, Prokura e Posaçme, si dhe oferta e paraqitur në procedurën e prokurimit, konsiderohet se nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara në pikën 2 të nenit 74 të VKM-se nr.914/2014, i ndryshuar”.
Ndërkohë, që kallëzuesi ka paraqitur përcaktimin e “Ekstraktit të Shoqerise Servizi Italia” në kete version origjinal: “Perfaqesuesi ligjor i shoqerise kundrejt të tretëve dhe në gjykim, si dhe e drejta e firmes për shoqërinë në kuadrin e të drejtave të dhëna dhe në kufijtë e kompetencave të parashikuara nga statuti i shoqerise Kompetenca për të shtruar të gjitha të drejtat që i takojne Keshillit Drejtues sipas ligjit dhe ne baze te statutit për kryerjen e të gjithë akteve të administrimit të zakonshëm dhe te jashtezakonshem, me përjashtim, përveçse kur është e delegueshme në baze te nenit 2381 te Kodit Civil.
Te veprimeve te blerjes dhe shitjes apo sidoqofte të akteve të disponimit, ndër të cilat, sa për shembull edhe pse jo shterues, krijimin e uzufruktit, të pengut dhe vendosjen e hipotekës), te pasurive te paluajtshme, pjesëmarrjes në shoqëri të tjera, ndermarrje dhe dege ndermarrjesh (me përjashtim të shoqërive pjesë konsorciumi, konsorciumeve dhe bashkimeve të përkohshme të shoqërive).
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38

