Flash News

E-TJERA

Jo zyrtare/ Anëtarët e MEK flasin për dy viktima brenda kampit

Jo zyrtare/ Anëtarët e MEK flasin për dy viktima brenda kampit

Tensione të forta janë shënuar prej mëngjesit të sotëm në kampin e MEK në Manëz të Durrësit.

Deri tani nuk ka informacion zyrtar nga policia, por anëtarët e MEK pretendojnë se nga përleshja fizike mes tyre dhe policisë ka patur dhjetëra të plagosur.

Madje, një anëtar i Mek tha para mediave se nga gazi lotjsellës i përdorur nga policia kanë humbur jetën dy persona.

Banori: Dy persona kanë humbur jetën. Policia shqiptare ka vrarë 2 muxhahedin. Jo me armë zjarri por me sprite.

Këto veprime vetëm po ndihmojnë diktatorin e Iranit. Ne jemi për demokraci, ne jemi kundër diktatorit. Dy persona që human jetën ndodhen brenda në spitalin tonë. Garda Revolucionare po vret muxhahedin në Teheran, policia shqiptare po vret muxhahedin këtu në vendin tonë. Se përse nuk e di. Tani po shkoj në spitalin e kësaj qendre për të parë gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

Të fundit