Flash News

E-TJERA

Josep Borrell vjen sot në Tiranë, takon Ramën dhe Xhaçkën

Josep Borrell vjen sot në Tiranë, takon Ramën dhe

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell do të vizitojë sot Tiranën. Ai do të takohet me kreun e qeverisë Edi Ramën dhe me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçkën.

Borrell dhe Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp rreth orës 11:00. Kryediplomati i BE-së do të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të autoriteteve shqiptare dhe të shoqërisë civile.

Gjithashtu do të shohë punimet restauruese që vijojnë tek mozaiku i Muzeut Historik Kombëtar, rinovuar në kuadrin e ndihmës së BE-së për rimëkëmbjen pas tërmetit.

Borrell ka nisur një tur vizitash. Një ditë më parë ai ishte në Maqedoninë e Veriut, ku foli për integrimin e dy shteteve, por theksoi se ende nuk kishte një datë për çeljen e negociatave.

Vizita e Borrell vjen në një kohë kur Rusia ka nisur sulmet prej 24 shkurtit dhe synon të pushtojë Ukrainën. Borrell tha dje se lufta në Ukrainë do të sjellë paqëndrueshmëri në rajon.

 

Të fundit