Flash News

E-TJERA

Ju gjet municion luftarak, arrestohen dy vëllezër në Sarandë

Ju gjet municion luftarak, arrestohen dy vëllezër në Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar dy vëllezër,  pasi mbanin në banesë 5 kallëpe tritoli, 2 prej tyre të montuara me telekomandë, 7 kapsolla detonatore dhe municion luftarak.

Mjete të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.

Konkretisht, kanë rënë në pranga 61-vjeçari me iniciale H.O. dhe 56-vjeçari me iniciale H.O.


Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, u identifikua dhe u shpall në kërkim 26-vjeçari me iniciale K. Ç., i cili dyshohet si bashkëpunëtor në përgatitjen e lëndës eksplozive.

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore, në drejtimin e Prokurorisë, për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të këtyre shtetasve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit