Flash News

E-TJERA

“Ka mbi 1 mln në të gjithë vendin”, Karamuça: Operacioni i policisë për heqjen e kamerave, i gabuar

“Ka mbi 1 mln në të gjithë vendin”, Karamuça:

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuça e konsideroi jo të duhur mënyrën e veprimit të policisë për të hequr kamerat e paligjshme në disa prej qyteteve të vendit.

I ftuar në Top Story, eksperti thotë se policia duhej të vepronte në mënyrë të fshehtë dhe njëkohësisht në të gjithë vendin.

“Neni 121 tregon ndërhyrje në jetën private të tjetrit, por në këtë rast aktualisht kemi mbi 1 milionë kamera në të gjithë Shqipëri, vetëm, 161 mijë subjekte janë aktive, individë pa fund, subjekte juridike publike, të gjitha shkojnë në mbi një milionë. Anglia është kampione me numrin më të madh të kamerave, 7.2 mln kamera, 1 kamer për 11 banorë, në kemi 1 kamer për 2 banorë.

Operacioni që po bëhet po bëhet për individ privat, që kanë një të shkuar kriminale, kanë përdorur jo vetëm për t’u mbrojtur, por edhe për të vëzhguar, ose për të bërë atentate, janë ngritur i kanë thënë e ke këtu, edhe kanë thënë që e kam (ditur se ku është) sepse e kam me kamer, ka një proces të madh zhvillimi, i kanë në celular, dikush e ka në Dubai, dikush e ka në Vlorë, në Durrës.

Ia arritëm të kemi një operacion, por është bërë gabim, duhej të ishte i njëkohshëm në gjithë territorin sepse duke fituar kohë ata i kanë çmontuar, duhet t’i gjenin në fshehtësi, kush është serveri, pronari. Ka me mijëra dronë nën përdorimin privat, që i ngrenë, ne kishim rustë që filmonim repartin Renea, është një sfidë për policinë”, tha Karamuça.

Të fundit