Flash News

E-TJERA

Kadia i gatshëm për bashkëpunim politik, tregon çfarë i tha Rama kur i ofroi postin

Kadia i gatshëm për bashkëpunim politik, tregon çfarë

Zv. ministri i ri i Financave, Besart Kadia nuk përjashtoi që mund të anëtarësohet në PS. Ai tha se nëse kryeministri Edi Rama i kërkon të bashkëpunojë edhe në formën e përfaqësimit politik, Kadia është i gatshëm.

“Nëse Rama ka ndërmend të bashkëpunojë për mua edhe në formën e përfaqësimit politik, po. Nëse Rama vlerëson se idetë e mia janë të mirëpritura për të, patjetër që po”, tha Kadia.

Ai tregon për “Zonë e Lirë” se çfarë i tha Rama, kur i ofroi të bëhej zv.ministër i Financave.

“Në këtë kuptim, qeverisja Rama ka nevojë për kontribut pas krizës së pandemisë dhe unë kontribuoj për shtetin shqiptar. Rama më tha këtë: ‘në rast se nuk e pranon, të kuptoj shumë mirë se pse nuk e pranon’. Jam i hapur për mënyrën e bashkëpunimit për çështjet ekonomike… Mendoj se një pikë e mirë e imja është komunikimi në anglisht që do shërbejë në çështjen e integrimit europian”, u shpreh Kadia.

Të fundit