Flash News

E-TJERA

Kadilli pas Këshillit Kombëtar: Sado e pabarabartë të jetë gara, jam i vendosur për një PD më të pastër

Kadilli pas Këshillit Kombëtar: Sado e pabarabartë të

Fatbardh Kadilli, pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar është shprehur i vendosur për t’i shkuar deri në fund nismës për të garuar për kryetar të PD në 13 qershor.

Në një prononcim për mediat, Kadilli tha se pas zërave kritikë  të cilët arritën të artikulojnë qartë dorëheqjen e kryetarit, u arrit të hapej gara.

Lajmi i mirë që qoftë Kryesia qoftë Këshilli diskutuam gjatë dhe me përgjegjësi, pavarësisht vendimit, zërat kritikë, arritën të artikulojnë qartë për tërheqhjen e parevokueshme nga Lulzim Basha. Këto zëra nuk u dëgjuan nga kryetari por gjithsesi u mor vendimi për caktimin e datës së zgjedhjeve për kryetar të ri.

Duhet t’u japim shpresë qytetarëve se PD do të jetë sërish e madhe, më e madhe se kryetari.

Nuk ndryshojmë dot kundërshtarin, do ndryshojmë veten, aleanca jonë e vetem është qytetari përballë krimit. Jam për qytetarin politik, jo për t’a trajtuar me oferta materiale. Do t’ja dalim jam i sigurt. Jam i vendosur për t’i shkuar deri në fund përtëritjes jo vetëm të PD por të gjithë shoqërisë shqiptare”- u shpreh Kadilli.

 

Të fundit