Flash News

E-TJERA

Kadilli rendit arsyet: Pse e mund unë Ramën, PD s’mund të katandiset te një figurë që rri si manekinë

Kadilli rendit arsyet: Pse e mund unë Ramën, PD s’mund të
Fatbardh Kadilli

Fatbardh Kadilli, anëtari i Kryesisë, i cili ka dorëzuar kandidaturën për postin e kryetarit të PD në 13 qershor rendit arsyet pse një opozitë nën drejtimin e tij e mund kryeministrin Edi Rama.

I ftuar në Real Story’, Kadilli thotë se PD nuk mund të katandiset te një figurë që rri si manekinë, por duhet të krijojë më shumë hapësira me qëllim që t’i japë asaj jetëgjatësi, në të kundërt, ai shton se rrezikon ekzistencën e vet.

Jam i vërtetë në atë që besoj dhe propozoj ndershëm. Nuk do të ketë kauza në opozitën që drejtoj unë për largimin e Ramës e do të lihet në mes, që komprometohen rrugës.

Të luftosh korrupsionin e të korruptohesh është turp, të korruptohet opozita është shkatërrim i shtresës.

Të mos tërhiqet edhe pse ka humbur në mënyrë sistematike kreu i opozitës është të heqësh shpresën mbi ta. Ky është dëmi i madh.  

Prandaj e mund Edi Ramën, sepse jam i vërtetë. Nëse do më ndodhte të mos fitoja, në sekond dorëzoj mandatin e deputetit dhe zyrën e kreut të PD sepse partia ka shumë njerëz më të mirë se Basha apo se unë.

Nuk do jetë ajo kohë që me keqardhje e kam ndjerë që zoti Berisha u thotë miqve të tavolinës që: nuk bën, po nuk e heq dot se s’kam tjetër.

Jo, PD nuk mund të katandiset te një figurë që rri si manekinë.

Sot isha unë që mora guximin, e nesër do të jenë të tjerë. Partia do të jetojë gjatë, ndërsa njerëzit do të ikin. Hapësirat brenda partisë i krijojnë jetëgjatësi kësaj partie, në të kundërt, rrezikon ekzistencën e vet ”, tha Kadilli.

 

Të fundit