Flash News

E-TJERA

Kadilli: Është koha që t'i themi Bashës ‘lamtumirë’

Kadilli: Është koha që t'i themi Bashës

Kandidati për kreu e PD-së, Fatbardh Kadilli u shpreh se gara e 13 qershorit është asimetrike në raport me instrumentet ka ia dhe kryetari Basha për kreun e partisë.

I ftuar në RTV Ora, Kadilli tha se kjo është hera e parë që në garën për kreun e PD-së ka 4 kandidatë se herët e tjetra vetëm 2 kandidatura ka pasur.

Kadilli: Është e qartë se gara është asimetrike në raport me instrumentet që kam unë dhe kryetari që është në zyrë. Basha e ka nisur fushatën, ndërsa ne të tjerët mund ta fillonim sot. Unë kam qenë në kontakt me strukturat e PD-së u kërkojë ndjesë atyre që nuk i takoj dot deri më 13 qershor. Turi i m nuk ndalon këtu, por ndalon ditën që do të largoj Edi Ramën nga pushteti. Ky është qëllimi për të cilin kaq hyrë në garë si kryetar i kësaj parti para shqiptarëve.

Kjo është hera e parë që në garën për kreun e PD-së ka 4 kandidatë se vetëm 2 ka pasur. Me kandidaturën time kishte një reagim sikur ishte një akt i nxituar. Sfida që unë bëra ishte jo vetëm për të filluar një proces gare, por për të arritur në garën e djeshme. Kjo është një garë e padrejtë, por është një garë. Ne duhet të ndryshojmë drejtim. Drejtuesi nuk është më ai që ishte. Kjo garë po u jep mundësi edhe të tjerëve. Basha është më i konsumuar se sa para 4 vitesh. Por kur gabon pas 8 vitesh, do të thotë se je një person i pandreqshëm. Është koha që t'i themi Bashës lamtumirë.

 

Të fundit