Flash News

E-TJERA

Kadilli tregon kur e kuptoi që mund të bëhet lider i PD

Kadilli tregon kur e kuptoi që mund të bëhet lider i PD

Kandidati për kreun e PD, Fatbardh Kadilli i është përgjigjur edhe pyetjes së kur e kuptoi që mund të bëhej një lider i PD.

I ftuar në Çim Peka Live, Kadilli tha se para katër vitesh e mendoi për herë të parë këtë ambicie, por shtoi se ishte e parakohshme.

"Sepse kam ide politike. Dhe jam në politikë prej 30 vitesh dhe kam një projekt politik: Manifestin politik për një PD të shekullit 21.

Janë ide që rezonojnë kërkesat dhe nevojat e anëtarëve të PD. Kam edhe vendosmërinë për t’u bërë lider. Para katër vitesh e mendova për herë të parë por ishte e parakohshme dhe i takonte Bashës nga ana etikës që të merrte një shans të dytë duke menduar që sigurisht humbi herën e parë, ishte i ri, i papjekur.

Nga ai moment e më pas nuk kishte shans më për të. E kuptova gradualisht duke i përsëritur gabimet.

Shtator i 2019 më bindi që ai nuk fitonte dot më sepse po përsëriste gabimet.

Sidomos nga shtatori 2019 më bindi që ai nuk fitonte më", tha Kadilli. 

Të fundit