Flash News

E-TJERA

"Kam punuar 80 vite për këtë vend”, e moshuara denoncon dhunën e policisë gjatë mosbindjes civile

"Kam punuar 80 vite për këtë vend”, e moshuara

Në protestën e fundit të organizuar nga opozita, qytetarët kanë bllokuar disa nga akset kryesore të Tiranës për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë. Por përpjekjet e tyre janë hasur me ndërhyrje të Policisë së Shtetit, e cila sipas opozitës ka marrë urdhër për të penguar protestuesit.

Një nga momentet më të ndjera të protestës është dëshmia e një gruaje 80-vjeçare, e cila në një prononcim për Syri Tv denoncoi dhunën e policisë dhe përdorimin e ujit me spec ndaj saj dhe protestuesve të tjerë.

“Kam punuar 80 vite për këtë vend,” tha ajo. “Kam rritur dhe çuar katër fëmijë jashtë Shqipërisë sepse nuk kishin çfarë të hanin këtu, edhe pse ishin me shkollë. Nuk i vjen turp kësaj qeverie që të shtyjë e të hedhë ujë mbi një nënë 80-vjeçare? Tirana është e imja, unë kam punuar për këtë qytet dhe për këtë vend.”

Të fundit