Flash News

E-TJERA

Kamioni përplaset me automjetin në Librazhd, dy të plagosur

Kamioni përplaset me automjetin në Librazhd, dy të plagosur

Një kamion është përplasur me një automjet në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”.

Kamioni drejtohej nga shtetasi G. T., banues në Maqedoninë e Veriut ndërsa automjeti drejtohet nga shtetasi A. T., banues në Pogradec.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi A. T. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ky shtetas, të cilët janë dërguar në spital, për kujdes mjekësor.

Me shtetasin G. T. policia po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit