Flash News

E-TJERA

Kamioni përplaset me "Toyotën" në aksin Lezhë-Shkodër, një i plagosur

Kamioni përplaset me "Toyotën" në aksin

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në superstradën Lezhë–Shkodër, pranë një shkolle private.

Një kamion është përplasur me një automjet tip “Toyota”, ndërsa si pasojë e përplasjes është plagosur një person.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë zonë.

Të fundit