Flash News
Ishte dënuar për vr*sje, ndërron jetë 52-vjeçari në Burgun e Fierit
Sprinti i Agronit në Maratonën e banditëve
'Rrëmbeu' me forcë marrëveshjen me SHBA-në, Agron Shehaj pezullohet 60 ditë nga Kuvendi
Mashtrimi i ri në WhatsApp, policia apel qytetarëve: Mos jepni kodin 6-shifror
Përfshihen në aksident 4 automjete në hyrje të Elbasanit
Kampi i refugjatëve në Gjadër, DW: Nuk ka kushte, kontejnerët nuk janë të përshtatshëm

Dielli përvëlon në brendësi të Shqipërisë, në aeroportin e vjetër ushtarak në Gjadër është vapë, temperatura është mbi 30 gradë. Një zjarr shihet në një kodër aty pranë, shtëllunga tymi ngrihen në qiellin blu.
Në kantierin e kampit italian për azilkërkuesit në Gjadër, aktualisht puna është ndalur për shkak të vapës, siç parashikon ligjiitalian i punës. Ligjet e Italisë zbatohen edhe në Gjadër, sepse Shqipëriai ka dhënë atij vendi një zonë ushtarake. Ndërtimi i një kampi kontejnerësh për azilkërkuesit nuk kërkonte as leje ndërtimi shqiptare.
3000 migrantë në muaj
Ligji italian aktualisht zbatohet për punëtorët e ndërtimit - dhe në të ardhmen do të zbatohet për më shumë se 3000 emigrantë dhe refugjatë në muaj, kërkesat e të cilëve duhet të trajtohen këtu, domethënë duhet të merret një vendim nëse ata kanë të drejtë azili apo jo.
Në të ardhmen, Italia do të transferojë në Shqipëri personat e shpëtuar në zonën e ujërave ndërkombëtare në Mesdhe. Së pari, në portin e Shëngjinit, ku një kamp i vogël tashmë është gati për pritjen e azilkërkuesve. Ata njerëz duhet të regjistrohen atje, t'u merren shenjat e gishtave dhe të dhënat e tjera - para se të transferohen në Gjadër.
Dhe kush do të transferohet në Shqipëri? Sipas Ambasadës së Republikës së Italisë në Tiranë, vendimi për këtë duhet të merret tashmë në anijet e shpëtimit të emigrantëve. Në varësi të vendit të origjinës dhe gjendjes shëndetësore të emigrantëve dhe refugjatëve, do të vendoset se kush do të transferohet në cilin kamp.
Qëndrim i shkurtër
Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si Amnesty International, kritikojnë se shumica e anijeve të shpëtimit të emigrantëve nuk janë të pajisura mjaftueshëm për të marrë vendime të tilla. Ata pretendojnë, për shembull, se nuk ka pajisje të përshtatshme mjekësore për ekzaminime më gjithëpërfshirëse të njerëzve.
Përveç kësaj, siç pretendojnë këto organizata, shumë migrantë dhe refugjatë nuk kanë dokumente personale me vete. Letrat janë vendimtare për marrjen e një vendimi për azilin: gjoja njerëz nga të ashtuquajturat vende të sigurta (të origjinës) duhet të shkojnë në Shqipëri, pra nga ato vende me të cilat Italia ka nënshkruar marrëveshje për kthimin e emigrantëve. Kjo duhet të parandalojë azilkërkuesit, kërkesa e të cilëve është refuzuar që të qëndrojnë në kamp për një kohë të gjatë.
Kontejnerët në Gjadër gjithsesi nuk janë të përshtatshëm për qëndrim të gjatë. Dy krevate ushtarësh, dy dollapë metalikë dhe katër karrige plastike janë mobiljet që zënë pjesën më të madhe të hapësirës në to. Ka vend për katër persona në çdo dhomë. Dushet dhe tualetet ndodhen në një pjesë tjetër të kampit.
Përjashtim, jo rregull...
Zona e kampit në Gjadër, nga pikëpamja ligjore, duhet të ketë të njëjtin status si zonat kufitare apo zonat tranzitore në aeroporte, siç përcaktohet me ligj - dhe ky është një parakusht për miratimin e shpejtë të procedurës për të drejtën e azilit. Azilkërkuesit duhet të transferohen në Itali vetëm në raste të jashtëzakonshme.
Llogaritja është e qartë: njerëzit që përfundojnë në Gjadër nuk kanë asnjë shans për të marrë azil. Ata mbase nuk do të transferohen më në Itali.
Por vetë procedurat duhet të kryhen në përputhje me ligjin e Republikës së Italisë. Në hyrje të kampit ka kontejnerë zyrash. Sipas pretendimeve italiane, ata duhet të jenë të pajisur me avokatë dhe gjyqtarë përgjegjës për procedimet. Disa gjëra mund të bëhen përmes videokonferencave, pretendohet. Është e vështirë të marrësh informacion më specifik për të, ashtu siç është e vështirë të marrësh një përgjigje për pyetjen: a mund të detyrohen azilkërkuesit të qëndrojnë në një kamp të tillë, pra në një vend ku liria e lëvizjes është e kufizuar?
Aktivistja shqiptare Arilda Lleshi nga Shëngjini dyshon dhe e sheh këtë si shkelje të të drejtave të emigrantëve, të cilat garantohen nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Marrëveshja është absurde dhe i shërben vetëm krerëve të qeverisë italiane dhe shqiptare, Edi Ramadhe Giorgia Meloni, pretendon ajo. "Nuk i shërben mërgimtarëve dhe nuk i shërben komunitetit tonë këtu”, thotë Lleshi.
Refugjatët dhe turizmi
Shëngjini është një destinacion ambicioz turistik. Plazhi, në të cilin ka shumë shezlongë në gusht, ndodhet pikërisht pranë portit, ku emigrantët duhet të zbresin në të ardhmen. "Nuk ka pasur fare diskutim publik për këtë. E morëm vesh më 5 nëntor, kur u nënshkrua marrëveshja në Romë”, ankohet Lleshi.
Disa njerëz të tjerë në rajon shpresojnë se ekzistenca e kampit mund të ketë një efekt pozitiv në ekonominë lokale, veçanërisht në Gjadër. Italia ka premtuar se do të krijojë vende të reja pune edhe për banorët vendas, për njerëzit që do të punojnë në kuzhinë apo si pastrues. Dhe qindra policë italianë duhet të akomodohen diku, duhet të kalojnë natën në hotele të qyteteve të afërta. Marrëveshja mes dy palëve parashikon që kampi të jetë në funksion për të paktën pesë vjet.
Për pak javë kampi në Gjadër duhet të jetë gati për të pritur azilkërkuesit e parë. Por vetëm pasi autoritetet italiane kanë dhënë "dritën jeshile” për të nisur punën. Duket qartë, se Italia nuk dëshiron të bëjë asnjë hap të vetëm të gabuar në këtë kamp. Për Italinë, siç duket, Gjadra nuk mund të jetë një shabllon për kampe të tjera të ngjashme. DW
Të fundit
Ishte dënuar për vr*sje, ndërron jetë 52-vjeçari në Burgun e Fierit
28 July 2026, 12:10
Sprinti i Agronit në Maratonën e banditëve
28 July 2026, 11:47
Mashtrimi i ri në WhatsApp, policia apel qytetarëve: Mos jepni kodin 6-shifror
28 July 2026, 11:02
Përfshihen në aksident 4 automjete në hyrje të Elbasanit
28 July 2026, 10:15
Analiza e BIRN: Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”
28 July 2026, 10:02
Gati oferta prej 29 milionë eurosh, ylli shqiptar mes Barcelonës dhe Leipzigut
28 July 2026, 09:49
Marrëveshja 302 mln dollarëshe me SHBA-në, 3 figura të PS-së dalin kundër Ramës
28 July 2026, 09:12
Këmbimi valutor sot, me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore
28 July 2026, 08:28
Kthjellime dhe vranësira të pakta, si parashikohet moti sot
28 July 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
28 July 2026, 07:54
5 shkeljet kushtetuese në seancën e sotme
27 July 2026, 22:01
Gazetari për protestën para Parlamentit: Pushteti i çon efektivët “mish për top”
27 July 2026, 21:42
160 milionë lekë për rrugën Tamarë-Vukël, banorët: Po na bie mali mbi kokë
27 July 2026, 21:22
Kuvendi miraton borxhin 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
27 July 2026, 21:02
Arben Kola: Policia të ndjek me vrap Ballukun, siç bën me protestuesit
27 July 2026, 20:37
AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës te Kuvendi
27 July 2026, 19:10
‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
27 July 2026, 18:42
Boshti i ri i Rusisë që po riformëson gjeopolitikën
27 July 2026, 17:21
Ballës i "serviren" vezë në dalje nga Kuvendi
27 July 2026, 16:59
Pse i njëjti dëmtim i ADN-së shkakton kancer te disa njerëz, por jo te të tjerët
27 July 2026, 16:43
Kuvendi mbyll dyert për mediat, mazhoranca voton marrëveshjen me Amerikën
27 July 2026, 16:27
Rikthehet i nxehti afrikan, muaji korrik mbyllet me temperatura mbi 40°C
27 July 2026, 15:40
Fundi i epokës së ‘llogjeve të Kavajës’
27 July 2026, 15:26
Putin: Territoret e Ukrainës mund t’u kthehen Polonisë, Hungarisë e Rumanisë
27 July 2026, 15:00
REL: Opozita kundër procedurës së përshpejtuar për marrëveshjen me SHBA
27 July 2026, 14:52
Aksidentet rrugore rriten 6.8% në gjysmën e parë të vitit; kryeson Tirana
27 July 2026, 14:29
Çfarë tregon mbivlerësimi i lekut për ekonominë shqiptare?
27 July 2026, 13:04
Hetimet për Ballukun nuk mbyllen, SPAK shtyn afatin edhe me 3 muaj
27 July 2026, 12:05
Protesta para Kuvendit, policia shoqëron me forcë disa qytetarë
27 July 2026, 10:46
Jashtë protestuesit rrethojnë Parlamentin, nis seanca plenare
27 July 2026, 10:34
Shoqërohet organizatori i protestës, Arben Kola, tërhiqet zvarrë nga policia
27 July 2026, 10:19
Domate, vezë dhe speca, “arsenali” i protestuesve për deputetët para Kuvendit
27 July 2026, 09:51
Protesta e doganierëve grekë bllokon Kapshticën, pezullohet lëvizja për 4 orë
27 July 2026, 09:42
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
27 July 2026, 08:46
Reshje, shtrëngata dhe breshër, përkeqësohet moti sot në disa zona të vendit
27 July 2026, 08:31
Protesta e 58-të, qytetarët rikthehen para Kuvendit në seancën e fundit
27 July 2026, 08:16
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
27 July 2026, 07:59
Ekspertët zbulojnë ngjyrën ideale të dhomës së gjumit për të fjetur më mirë
26 July 2026, 21:46
Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?
26 July 2026, 21:00
4 shenjat e horoskopit që konsiderohen më të besueshme
26 July 2026, 19:42
Lubonja godet Ramën dhe Marta Kos: Europa po mbyll sytë ndaj realitetit shqiptar
26 July 2026, 19:00
Joshua pas përballjes me Kristian Prengën: Mendova vetëm të ruaja qetësinë
26 July 2026, 18:33
Debati për donacionet rikthen në fokus financimin e sistemit shëndetësor
26 July 2026, 17:55
Rita Ora rrëfen historinë e familjes: Jam krenare që jam emigrante
26 July 2026, 17:20
Zjarri masiv përfshin Pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha
26 July 2026, 16:59
Kur ‘Besa’ nuk bind as të majtët: Kush i doli kundër ‘Besës’ së Ramës?
26 July 2026, 16:45
Zjarr në Zvërnec, tymi mbulon edhe Vlorën
26 July 2026, 16:23
Grevë në doganat greke, kufizime disaorëshe në 4 pikat kufitare me Shqipërinë
26 July 2026, 16:07
Fundi i korrikut mund të sjellë fat financiar për këto 3 shenja të horoskopit
26 July 2026, 15:36
Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër, grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca
26 July 2026, 14:32
Zhupa: Saranda peng i një terminali të projektuar keq, kohë e humbur, trafik
26 July 2026, 14:03
Ish-zv.ministri i Drejtësisë godet Ramën: Besimi nuk blihet me propagandë
26 July 2026, 13:45
Milot–Balldren: Si turp, si faj, si brengë, si pabesi!
26 July 2026, 13:20
Të shtëna me armë në Dibër, në pranga një 38-vjeçar, procedohen 9 persona
26 July 2026, 13:02
Blinte produkte dhe paguante me euro false, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
26 July 2026, 12:45
Paketën e Maleve/ Bardhi: As Diella nuk e beson më Ramën, jep dorëheqjen
26 July 2026, 12:28
Pogradec, elektricisti humb jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike (Emri)
26 July 2026, 11:36