Flash News

E-TJERA

Kandidat për Bashkinë e Tiranës, Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, partitë opozitare hapën dyert

Kandidat për Bashkinë e Tiranës, Binaj: Mora një vendim

Aktori dhe aktivisti i njohur Florjan Binaj, kandidat për Bashkinë e Tiranës foli për kalimin nga arti në politikë.

I ftuar në Top Story, ai ka rrëfyer se vendimi për të hyrë në garën elektorale nuk ka qenë i lehtë, por i domosdoshëm për të sjellë, siç u shpreh ai, “përfaqësuesin që ngjan me qytetarin, jo me partinë”.

“Politika nuk është shaka. Kur hyra këtu kisha emocione se kisha tre vite e gjysëm pa hyrë. Dua ta filloj me një falënderim, që ishte ti që u bëre sebep që unë u ktheva në shtëpinë ku linda artistikisht. Që i vogël kam pasur tendencën për të vënë drejtësi.

Njerëzit e afërm dhe shoqëria më kanë thënë pse se provon. Kushtet e deshën që këto ditë të merrja një vendim aspak të lehtë sepse mbart me vete shumë përgjegjësi, në fillim prisja që rrethi im të thoshte o Flor çfarë pate, por ndodhi e kundërta.

Pata mbështetje dhe urime, që ishte gjëja e duhur në momentin e duhur. Partitë opozitare hapën dyert dhe e lanë sheshin e valles bosh, që dikush ta marrë përsipër. Unë dola që të nxis edhe të tjerë që janë si unë, ka ardhur koha që përfaqësuesi të jetë si qytetari-qytetarit, jo si dikush i punësuar nga partia”, u shpreh ai.

Të fundit