Flash News

E-TJERA

Kandidat për president? Reagon Ramush Haradinaj: Shpifje e ulët!

Kandidat për president? Reagon Ramush Haradinaj: Shpifje e ulët!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka hedhur poshtë zërat se është kandidat për President në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale shkruan se kjo është shpifje dhe se politikisht do të realizohet në Kosovë.

Nuk jam kandidat për president të Shqipërisë

Po e shoh që po bëhet fushatë nga gazetarët e shitur, nga mercenarët e mediave, në Tiranë e në Prishtinë, sikur unë qenkam në kombinim për President të Republikës së Shqipërisë. Kjo është një shpifje ordinere, e ulët, e pistë dhe për hesap të kuzhinave që janë edhe kundër Shqipërisë, edhe kundër Kosovës, edhe kundër meje.

Për popullin tim të dashur shqiptar, unë jam në Kosovë, do të jem në Kosovë dhe edhe politikisht do të realizohem në Kosovë. Shqipëria i ka njerëzit e saj, që di t’i vendosë në krye të shtetit. Me Kosovën e Shqipërinë e kundër matrapazëve mediatikë e të opinionit publik!”, shkruan Haradinaj.

 

 

Të fundit