Flash News

E-TJERA

Kandidatët për në Byronë e Hetimit do t'i nënshtrohen testit të poligrafit

Kandidatët për në Byronë e Hetimit do t'i

Byroja Kombëtare e Hetimit, me anë të një lajmërimi, bën me dije se të gjithë kandidatët për në BKH duhet që t’i nënshtrohen testit të poligrafit. 

Në njoftim jepen edhe detaje se ku mund të informohen kandidatët për mënyrën e plotësimit të deklaratave të pasurisë.

Për vendin, datën, orën e zhvillimit të Testit dhe për udhëzime të hollesishme do të njoftohen në datën 02 Dhjetor 2020, në website-in e BKH-së, (BKH.al).

Njoftimi i plotë:

Kandidatët e kualifikuar që do ti nënshtrohen Testit të Poligrafit, do të plotësojnë “Deklaratën e pasurisë dhe interesave private e kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë”.

Kandidatët  mund të informohen mbi mënyrën e plotësimit të deklaratave të pasurisë në linkun me udhëzimet e dhëna nga web i ILDKPI, si më poshtë:

http://www.ildkpki.al/udhezues-i-deklaruesve-per-kandidat/

http://www.ildkpki.al/rregullore-dhe-udhezime/

Deklarata e pasurisë, e plotësuar, do të dërgohen të skanuara, me e-mail, në adresën [email protected], jo më vonë se data, 02.12.2020.

Kandidatët e kualifikuar, që do ti nënshtrohen Testit të Poligrafit, për vendin, datën, orën e zhvillimit të Testit dhe për udhëzime të hollesishme do të njoftohen në datën 02 Dhjetor 2020, në ëebsite-in e BKH-së, (BKH.al).

Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.

Të fundit