Flash News

E-TJERA

Kandidatura e tij u rrëzua në Kuvend për Dosjet e Sigurimit, Mirakaj: S’më ka propozuar Berisha

 Kandidatura e tij u rrëzua në Kuvend për Dosjet e Sigurimit,              

Ish i përndjekuri Simon Mirakaj ka reaguar sërish lidhur me debatin e krijuar pasi emri i tij u propozua si anëtar i Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Pavarësisht kandidimit, ai nuk u votua me pretendimin se ai ishte propozuar nga kreu i PD Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “FrontLine” në ‘News 24’, këto deklarata, Miraka i cilësoi si të njëjta me mendësinë komuniste. Ai tha se Berisha për të është thjesht deputet i Parlamentit shqiptar dhe shtoi se është propozuar nga Shoqëria Civile.

Unë s’jam propozim i Sali Berishë, por i Shoqërisë Civile. Ndër firmat është dhe ajo e Berishës. Bardhi ka dalë e ka thënë që s’e kemi me zotin Miraka, por në fakt me mua e kanë. Zhgënjimi nga palët është nga deputetët që e quajnë veten se vijnë nga shtresa e të përndjekurve.

Ka një mungesë personaliteti. Ata e hodhën firmën, janë deputetë dhe mandatin nuk ua heq askush. Ka mungesë serioziteti, personaliteti, karakteri. Më vjen keq se kam kofidencë me ta, por faktet janë fakte. E vërteta është e hidhur. E vërteta duhet thënë, duhet pasur kurajo”, u shpreh Mirakaj.

Të fundit