Flash News

E-TJERA

Kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Lapaj: Edhe mundet

Kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Lapaj: Edhe mundet

Adriatik Lapaj nuk heq dorë nga politika edhe pasi humbi mandatin e deputetit.

I pyetur në A2 CNN, për një kandidimi të mundshëm të tij për kryebashkiak të Tiranës, nën siglën e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, ai e la mundësinë të hapur. 

“Edhe mundet edhe mundet jo ngelet për tu parë”, ishte përgjigja e Lapajt. 

Në vijim Lapaj ishte më shterues, teksa renditi arsyet pse partia që ai drejton do të vijojë të mbetet aktive në jetën politike dhe do të punojë për të siguruar performancë të mirë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ajo që di të them me përgjegjësi të plotë është se ne do të punojmë ditë për ditë deri në zgjedhjet e ardhshme për të performuar sa më shumë. Çdo qytetar që na ndjek besoj është i ndërgjegjshëm se në Shqipëri nuk jemi në kushtet e një gare normale. A duhet të na mbajë jashtë politikës kjo, ne të rinjtë që duam që të ndryshojmë gjërat në këtë vend, Jo. Sepse nëse ne nuk do të ishim angazhuar vota e diasporës sot nuk do të ishte një realitet. Mblodhëm 21 mijë firma, rritëm ndërgjegjësimin për mes aktiviteteve në diasporë. A duhet kjo të na demotivojë për të garuar. Jo. Sepse vetëm kështu mund ta shtyjmë procesin në rrugën e duhur. Ne në këtë rrugëtim kemi hyrë për të dhënë atë që mund të japim, por ne nuk mund të bëhemi si ata për të fituar. Pra unë nuk mund të bëj marrëveshje me këdo për të kapur pushtet politik”, u shpreh Lapaj.

 

Të fundit