Flash News

E-TJERA

Kanosën dhe dhunuan 42-vjeçarin në Shkodër, dy të arrestuar, shpalet në kërkim një tjetër

Kanosën dhe dhunuan 42-vjeçarin në Shkodër, dy të

Dy persona janë arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dhunuan dhe kanosën 42-vjeçarin në Shkodër.

Sipas policisë, dyshohet se gjatë një koflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë automjetin e 42-vjeçarit, dhe e kanë goditur me sende të forta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër, të mbështetura nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në aksin rrugor “Koplik – Shkodër” një shtetas ishte kanosur me armë zjarri, organizuan punën për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit Gj. Gj., 63 vjeç, dhe P. Gj., 51 vjeç, banues në fshatin Bajzë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi K. Gj., 34 vjeç, banues në fshatin Bajzë.

Nga hetimet dyshohet se këta 3 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në pjesën e pasme të automjetit dhe pas ndalimit në afërsi të rrethrrotullimit në hyrje të qytetit të Koplikut, kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime shtetasit E. T”, njofton policia.

Të fundit