Flash News

E-TJERA

Kanoste të renë për ta shfrytëzuar për pr*stitucion, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Kanoste të renë për ta shfrytëzuar për pr*stitucion,

Policia e Durrësit ka arrestuar Tajar Vrenozi 38 vjeç, pasi kanoste një 28-vjeçare për të ushtruar prostitucion.

Gjithashtu policia bën me dije se në pranga ra edhe 28-vjeçarja e shpallur në kërkim për ushtrim të kësaj veprimtarie kriminale.

"Si rezultat i kërkimeve dhe i veprimeve të tjera procedurale të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Floëer”, të zhvilluar më datë 17.06.2023, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, u bë lokalizimin dhe kapja e 2 shtetasve të shpallur në kërkim:

V. M., 28 vjeçe, banuese në Tiranë;

T. V., 38 vjeç, banues në Pojan, Fier.

Nga provat e siguruara si rezultat i një hetimi katërmujor, dyshohet se 38-vjeçari kanoste shtetasen V. M., për të ushtruar prostitucion, si dhe i siguronte asaj klientë nga Shqipëria, Italia dhe Belgjika, për ta kryer këtë veprimtari kriminale, kundrejt pagesave 150-300 euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, 4 celularë dhe një tablet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.", njofton policia. 

Të fundit